BotaLajme

Tajlandë, së paku 31 viktima pas sulmit me armë zjarri në një qendër të kujdesit për fëmijë

Së paku 31 njerëz janë vrarë pasi që një ish-polic hapi zjarr në një qendër të kujdesit ditor për fëmijë në Tajlandë, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Dorasi është ende në kërkim pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit.

Policia tha se në mesin e viktimave ka fëmijë dhe të rritur.

Sulmuesi qëlloi në drejtim të fëmijëve dhe të rriturve dhe tani është në kërkim, njoftoi policia. Motivi i sulmit është ende i panjohur.

Raportime në Tajlandë thonë se oficeri ishte pushuar nga puna së fundmi. /Periskopi/

Show More

Related Articles

Back to top button