BotaLajme

Kriza energjetike, SHBA lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të lehtësojnë sanksionet kundër Venezuelës për të lejuar kompaninë Chevron të fillojë importimin e naftës nga ky vend.

Lajmi raportohet nga Wall Street Journal duke cituar disa burime, sipas të cilave, në këmbim të lehtësimit të masave, qeveria e presidentit, Nicolas Maduro, duhet të rifillojë negociatat me opozitën për të diskutuar kushtet e nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme presidenciale në vitin 2024.

Lëvizja vjen pas shuplakës së OPEC e cila, pak ditë më parë, vendosi të ulë prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë.

Show More

Related Articles

Back to top button