Nëpunësit policorë nga Stacioni policor për kontroll kufitar dhe mbikëqyrje kufitare “Bogorodicë” mbrëmë në rrugën rajonale Udovë – Demir Kapi afër fshatit Gradec, e privuan nga liria M.A. (23) nga Lozova.
Siç kumtoi MPB-ja, M.A. është vënë re si me automjejtin “volvo” me targa kombëtare italiane, ka transportuar emigrantë. Automjeti është ndalur, ndërsa ai ka tentuar të ikë, por është penguar dhe i është privuar nga liria.
Në automjet janë gjetur gjashtë emigrantë nga Siria, të cilët janë dërguar në qendrën e pranimit për procedurë të mëtejshme.
M.A. është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.