GostivarLajme

900 mijë euro për organizatat lokale nga BE, thirrje edhe për OJQ – të e Gostivarit

Bashkimi Evropian ofron 900,000 euro për të mbështetur organizatat e vogla lokale në Maqedoninë e Veriut. Kjo asistencë vjen për të ndihmuar sadopak OJQ-të pas një periudhe dy vjeçare nga pandemia, pasi shumë njerëz kanë humbur punën e tyre dhe një pjesë e tyre tani janë në kërkim të një pune të re. Me këtë mbështetje qëllimi është organizatave t’u mundësohet të zbatojnë me sukses nevojave në komunitetet e tyre dhe rikthimin sërish të jetesës normale. Kjo ndihmë u prezentua edhe para OJQ-ve në Gostivar. Zinta Miezaine, udhëheqëse e këtij projekti, sqaroin se të drejtë aplikimi kanë të gjitha organizatat që veprojnë në Maqedoni dhe shton se impelementimi është i thjeshtë derisa këto organizata të vogla do të kenë mjaftueshëm para në dispozicion për veprim.

“Të drejtë aplikimi kanë të gjitha organizatat civile të regjistruara nga Maqedonia e Veriut e që kanë punuar viteve të fundit dhe nuk duhet të kenë më shumë se 15 mijë euro qarkullim. Ata duhet të impelemntojnë aktivitetet e tyre për tre muaj ose deri në gushtin e vitit të ardhshëm”, tha Zinta Miezaine, udhëheqëse e projektit “Asistencë Teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Mekanizmi i Qëndrueshmërisë Civile do të jetë i hapur për aplikim deri më 15 nëntor të këtij viti.

Show More

Related Articles

Back to top button