Një arkipelag norvegjez i vendosur lart në Arktik po përpiqet të gjejë një mënyrë për të përfituar nga shkretëtira e tij e pacenuar pa e shkatërruar atë.
Arkipelagu Svalbard, i vendosur 1,300 kilometra (800 milje) nga Poli i Veriut dhe i arritshëm me fluturime ajrore komerciale, u ofron vizitorëve hapësira të gjera të natyrës së paprekur, me male madhështore, akullnaja dhe fjorde të ngrira.
Por Svalbard është tani në vijën e parë nga rreziku i ndryshimeve klimatike, me ngrohjen e Arktikut tre herë më shpejt se planeti. Minierat lokale të qymyrit, arsyeja e vendbanimeve njerëzore aty, janë mbyllur njëra pas tjetrës gjatë viteve dhe turizmi është bërë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale, së bashku me kërkimin shkencor, thotë Ronny Brunvoll, kreu i bordit të turizmit.
“Problemi me të vërtetë i madh është transporti për dhe nga Svalbard. Si në turizëm, por edhe ne si vendas që jetojmë këtu. ne kemi nevojë për bashkëpunim në një nivel shumë më të madh”.
Rreth 140,000 njerëz vizitojnë këto zona çdo vit, sipas të dhënave para pandemisë, ku 65 për qind e tokës është e mbrojtur.
Ashtu si 3,000 banorët vendas, vizitorët duhet të ndjekin rregulla strikte që i ndalojnë ata të shqetësojnë kafshët, gjurmimi i një ariu polar mund të çojë në një gjobë të madhe, ose mbledhja e luleve në një ekosistem pothuajse pa bimësi./TCH/