BotaLajme

Forcat ruse marrin nën kontroll një tjetër qytet ukrainas

Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar deklaratat e autoriteteve ruse se separatistët e mbështetur nga Rusia kanë marrë kontrollin e qytetit, shkruan BBC.

“Sipas të dhënave të paverifikuara, ne humbëm qytetin e Lymanit”, tha Arestovychi në një video, duke shtuar se sulmi ishte organizuar mirë.

“Kjo tregon, në parim, nivelin e rritur të menaxhimit operacional dhe aftësive taktike të ushtrisë ruse”, shtoi ai.

Deklarata e tij vjen pasi guvernatori ukrainas i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se Lymani ishte në kontrollin e forcave ruse.

Lymani ka qenë prej kohësh një objektiv i forcave proruse. /abcnews/

Show More

Related Articles

Back to top button