Udhëheqësit ndërkombëtarë kanë mbërritur në samitin e Komunitetit Politik Europian (EPC) në Pragë, shkruan BBC.

Takimi i parë i EPC-së po mbahet në Kështjellën e Pragës, ku do të marrin pjesë liderët e 27 shteteve të Bashkimit Europian dhe 17 vendeve të tjera europiane.


Midis tyre është kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, e cila pritet të bëjë thirrje për unitet midis homologëve të saj europianë në lidhje me luftën në Ukrainë.




