LajmeMaqedoni

Pagat në kopshte do të paguhen deri javën e ardhshme/ Trençevska premton paga më të larta për LSM-në nga 2023-ta

Në 12 kopshte edukatoret dhe punonjësit tjerë nuk kanë marrë ende pagat e prillit. Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovana Trençevska, thotë se askujt nuk do t’i shkurtohen pagat për periudhën që kanë qenë në grevë, por problemi qëndron te marrëveshja e re kolektive. Pagat janë dorëzuar sipas marrëveshjes së vjetër, andaj janë kthyer për korrigjim shpjegon ajo.

“Marrë parasysh se i kishin dorëzuar pagat sipas marrëveshjes kolektive paraprake, pagat janë kthyer për korrigjim që të mund t’i korrigjojnë sipas ndryshimeve të reja. Dje 12 kopshte nuk i kanë dorëzuar pagat e korrigjuara, ndërsa shkojnë me një pako të gjitha rrogat. Presim që sot të dorëzohen pagat sipas korrigjimeve dhe udhëzimeve të Ministrisë së punës dhe politikës sociale dhe javën tjetër të gjitha kopshtet do t’i kenë rrogat e muajit prill”- ceklaroi Jovana Trençevska, ministre e punëve dhe Politikave Sociale.

Trençevska u pyet edhe për grevën e përgjithshme që e paralajmëron Lidhja e Sindikatave për të e hënën. Ajo tha se dialogu po vazhdon dhe se nuk do t’i ikin premtimit.

“Dialogu social po vazhdon dhe si qeveri premtuam se do të veprojmë për të nënshkruar një marrëveshje të re kolektive të përgjithshme, ku do të përfshihet një metodologji e re për përllogaritjen e pagave në sektorin publik, duke filluar nga viti 2023 dhe nuk e shmangim këtë”- tha Trençevska.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kanë reaguar sërish, kritikojnë ashpër Ministrin e financave Fatmir Besimin. I rikujtojnë se Qeveria në seancën ku u përcaktua rritja e pagës minimale i tha opinionit se pas kësaj pason një periudhë e rregullimit të pagave brenda 6 muajve, andaj kërkojnë që ministri ta respektojë ligjin.

Show More

Related Articles

Back to top button