Shkup, 7 tetor – Në kuadër të projektit “Përfaqësimi i zbatimit të legjislacionit për informatorët në Maqedoni” i mbështetur me grant nga “Balkan Trust for Democracy”, projekt i Fondit gjerman “Marshall Fund” të SHBA-ve dhe Ambasadës së Mbretëria e Norvegjisë në Beograd, “Transparensi Internashionall” – Maqedoni sot në Shkup organizon punëtori me temë “Roli i personave përgjegjës për raportimin e brendshëm për zbatimin efikas të Ligjit për mbrojtjen e informatorëve”.
Punëtoria organizohet në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Në punëtori, siç është paralajmëruar, do të flasin kryetarja e “Transparensi Internashionall” – Maqedoni Sllagjana Taseva, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska dhe përgjegjësja për raportim të brendshëm dhe të jashtëm në KSHPK-së, Irena Popovska.