LajmeRajon

Kosova më 13 tetor në agjendën e KE-së për liberalizmin e vizave, qytetarët optimistë se procesi do të ndodhë gjatë këtij viti

Ishte viti 2016 kur kabineti i ish kryeministrit Hashim Thaçi kishte festuar me shampanjë “liberalizimin e vizave” për Kosovën. Mirëpo, e tëra doli të ishte vetëm një dëshirë, sepse qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos kenë “privilegjin” e lëvizjes së lirë nëpër vendet evropiane. Por, duket se vendi ynë është afër procesit të liberalizimit, pasi më 13 tetor Këshilli Evropian do ta ketë në rend dite çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë ditës së mërkurë, në Komisionin për Integrime Evropiane, ka bërë të ditur se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë pika e pestë e agjendës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 13 tetor.

Në prag të takimit të 13 tetorit, qytetarët e Kosovës shprehen optimistë se do të ndodhë liberalizimi i vizave.

Optimist se liberalizmi i vizave do të ndodhë këtë vit u shpreh  Nexhmi Shala. Ai tha për Telegrafin tha se tan liberalizimi do të ndodhë me të vërtetë.

“Më në fund është rendi po më duket që e kanë perime, këtë herë me e bë liberalizimin e vizave për Kosovën. Ka nevojë populli për me lëvizë”, tha ai.
Kohën kur “liberalizimi i vizave” u festua me shampanjë e kujtoi Avdi Gjonbalaj.

Ai tha se edhe pse këtë herë çështja është më e përafruar duhet pasur parasysh që Kosovën nuk e njohin pesë shtete anëtare të BE-së dhe kjo mund të paraqet pengesë.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është përfolur kaherë. Ramushi e ka ‘bërë’. Ka thënë që ka ndodhur edhe Thaçi dhe kanë festuar me shampanjë, por ajo nuk ka ndodhë. Tash ka më shumë shansa, mirëpo nuk do të thotë se do të bëhet. Procesi i liberalizimit të vizave është e komplikuar. Ka pesë shtete të BE-së që nuk e njohin Kosovën dhe kjo paraqet pengesa”, deklaroi Gjonbalaj për Telegrafin.

Më pas më 2018, Komisioni Evropian pati konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe pati propozuar liberalizim.

Parlamenti Evropian e ka mbështetur këtë vendim, mirëpo disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button