Janë shpallur fituesit e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2022. Zgjedhja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe ishte ndoshta edhe më e vështirë këtë vit.
Çmimi Nobel për Paqe është fituar nga një individ dhe dy organizata. Ales Bialiatski – një avokat i të drejtave të njeriut nga Bjellorusia ka fituar çmimin së bashku me organizatën ruse të të drejtave të njeriut Memorial dhe organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut Qendra për Liritë Civile
Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit tha “ne po jetojmë në një situatë të vështirë sigurie dhe një botë të tensionuar”. Për vitin 2022, ishin 343 kandidatë, nga të cilët 251 janë individë dhe 92 janë organizata.
Çmimi Nobel për Paqe mbart një prestigj të madh ndërkombëtar. Vlen gjithashtu një shumë të madhe parash – 10 milion krona suedeze (897,000 dollarë).
Ky çmim ndahet ndërmjet fituesve kur ka më shumë se një.