LajmeMaqedoni

Serbi: Denari i RMV-së në listën devizore të valutave

Banka Popullore e Serbisë ka njoftuar se në listën e valutave me të cilët tregtohet në tregun e devizave në Serbi, nga 1 Nëntori do të kycen edhe dy valuta, denari i RMV-së dhe dirhami I Emiratve të Bashkuara Arabe, derisa kuna kroate do të çregjistrohet nga 1 Janari 2023 kur Kroacia do të hyjë në eurozonë.

“Gjatë marrjes së vendimit për kyçjen e denarit të RMV-së në listën e valutave me të cilët tregtohet në tregun vendor të devizave, Banka Popullore e Serbisë drejtohej nga format e zhvilluara të bashkëpunimit midis Serbisë dhe RMV-së, si dhe në potencialin për zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit, veçanërisht pas nisjes së nismës “Ballkani i Hapur”,thonë nga Banka Popullore e Serbisë.

Banka Popullore e Serbisë thotë se vendosja e denarit të RMV-së në listën e valutave në Serbi, duhet ta lehtësojë realizimin e qëllimeve të definuara të nismës “Ballkani I Hapur”.

Banka Popullore e Serbisë nga 1 Nëntori do të nis me shpalljen e kurseve të dinarit serb në krahasim me denarin e Maqedonisë së Veriut dhe dirhamit të Emiratave të Bashkuara Arabe, kurse kuna kroate do të çkyçet nga 1 Janari 2023./KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button