LajmeMaqedoni

Janë rritur edhe eksporti edhe importi

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – gusht 2022, arrin në 5.396.652.000 euro dhe shënon rritje prej 18.3 përqindëve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar. Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 7.894.510.000, që është 26.2 për qind më shumë se vitin e kaluar. Deficiti tregtar, në periudhën janar – gusht 2022, arrin në 2.497.858.000 euro, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjajshme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë nga ulset nga nëngrupa 821.1 dhe feronikeli

Show More

Related Articles

Back to top button