LajmeMaqedoni

Brenda disa orëve policia sanskionon 14 motoçiklsit/ Nuk i kanë respektuar rregullat për lëvizje në komunikacion

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon me aktivitete të vazhdueshme kontrolluese në rajonin e gjerë të Pollogut. Dje (06-tetor) nga ora 12:00 deri në orën 18:00 është kryer kontroll i intensifikuar i motoçiklistëve, në të cilin janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 14 shkelje (TE-8 dhe GV-6).

Dymbëdhjetë nga shkeljet (TE-6 dhe GV-6) kishin të bënin me mospërdorimin e pajisjeve mbrojtëse, pra helmetës, ndërsa 2 motoçiklistë drejtonin pa kaluar testin e shoferit dhe patentë shoferi të vlefshëm. Për të gjithë kundërvajtësit janë përgatitur parashtresa dhe në varësi të llojit të kundërvajtjes variojnë nga 45 deri në 250 euro në denarë.

“Aktivitete të tilla apo të ngjashme janë planifikuar edhe në periudhën në vijim, dhe SPB Tetovë sërish apelon tek motoçiklistët që të përdorin helmeta mbrojtëse dhe të mos ngajnë motoçikletat pa kaluar testin e shoferit. Duke vepruar kështu, ata do të kontribuojnë menjëherë në sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”, thuhet në apelin e policisë.

Ndryshe, në nëntë muajt e këtij viti në zonën e Tetovës janë shqiptuar gjithsej 322 masa për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse.

Show More

Related Articles

Back to top button