Enti Rregullator i Energjisë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen për çmimin e energjisë elektrike.
Sipas vendimit, çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për muajin tetor, pasi gjatë këtij muaji do të rishikohet situata për përcaktimin e çmimit, dhe do të caktohet nëse çmimi 42 KË do të aplikohet gjatë muajit nëntor, për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 KË.
Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të rritet. Ky ishte vendimi që u mor në mbledhjen e bordit të ERE-së, ku u nënvizuar se ndryshimi i çmimit do të rishikohet në vijim.
“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit, Petrit Ahmeti.