LajmeMaqedoni

Lëvizja BESA: Kastriot Rexhepi ta kthejë mandatin në parti dhe të kërkojë falje nga votuesit

Lëvizja BESA i ka bërë thirrje deputetit Kastriot Rexhepi që t’ia kthejë mandatin partisë nën siglën e së cilës i fitoi votat në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Në një prononcim për gazetën LAJM, zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Faruk Avdiu, kërkoi që deputeti Kastriot Rexhepi, të kërkojë falje nga votuesit për “lëvizjet e pamatura politike”.

“Nuk mendoj se duhet shumë të komentohet për atë person i cili deri në fund të mandatit nuk do të dihet se ku do e ketë adresën. Sa i përket lëvizjeve të tij janë perversitet politik dhe janë një shembull i keq për përfaqësimin politik tek ne. Ai me votat e Lëvizjes Besa e ka mandatin e deputetit dhe ka shumë borxh ndaj Lëvizjes Besa. Ka qenë nënkryetar partie, kandidat për kryetar komune dhe ka pasur shumë privilegje brenda subjektit politik. Nëse do të kishte pasur pak kulturë politike, ai patjetër duhet ta kthejë mandatin te Lëvizja Besa dhe të kërkon falje votuesve të Lëvizjes Besa, se me siguri votuesit nuk e kanë votuar që ai të bëjë kësi lëvizje kaotike”, tha Faruk Avdiu, zëdhënës i Lëvizjes BESA./Gazeta LAJM

Show More

Related Articles

Back to top button