LajmeRajon

Osmani takohet me kryeministrin e Greqisë, flasin për rrugën euroatlantike të Kosovës

Presidentja e kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Osmani në këtë takim ka theksuar nevojën e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nevojën për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Takim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Theksova nevojën e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nevojën për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me Greqinë” shkruan Osmani në Facebook, raporton Gazeta Blic.

Show More

Related Articles

Back to top button