Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që ka marrë në vendin e tij të punës në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gashi.
“Rreth orës 12:20, në periferi të Prizrenit, një punëtor fizik i moshës 51-vjeçare, derisa ka qenë duke punuar në një objekt, ka ra nga objekti. Ekipi mjekësorë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, tha Gashi.