HIMARË- Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mesditën e sotme në zonën e Nivicës në Himarë.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Sarandës, të cilat nuk kanë lejuar flakët të zgjerohen.
Ndërkohë, në afërsi të tokës së prekur nga flakët ndodhet edhe një lokal i cili ka mundur të shpëtojë nga ndërhyrja e shpejtë së bashku me shumë rrënjë të tjera ullinj. Vijon puna për lokalizimin dhe fikjen e flakëve.