Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në County Donegal, Irlandë.
Ngjarja ndodhi në një pikë karburanti Applegreen në fshatin Creeslough të premten pasdite. Një numër personash po trajtohen për lëndime.
Policia tha se ishte një operacion në vazhdim dhe ata nuk ishin në gjendje të jepnin më shumë informacion mbi viktimat në këtë moment.
Në një deklaratë, Spitali Universitar Letterkenny tha se kishte të bënte me “një incident serioz që përfshin njerëz të shumtë të plagosur që kërkojnë vëmendje të menjëhershme”.
Ai tha se kishte kaluar në “gadishmëri të madhe emergjente” ndërsa u mor me incidentin./TCh/