LajmeRajon

Vuçiq: Perëndimi dëshiron ta anëtarësojë Kosovën në OKB, për t’ia hequr Putinit një argument nga duart

Presidenti i Serbisë, Alesksander Vucic, ka insistuar edhe sot se ka marrë një propozim nga Franca dhe Gjermania për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, edhe përkundër faktit se Berlini zyrtar një prej versioneve të publikuara në media e kishte mohuar.

Vuçiq ka thënë se struktura e dialogut po ndryshon dhe se ekziston edhe propozimi nga Gjermania dhe Franca që është në tavolinë e që përfshinë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

 Në adresimin e sotëm para gazetarëve, Vuçiq ka thënë se nuk është i sigurt se një gjë e tillë duhet të pranohet, derisa ka thënë se pozita e Serbisë po bëhet edhe më e vështirë dita ditës, shkruan Kosovo Online, trasnmeton Express.

 “Pozicioni ynë po bëhet më i vështirë dhe më shumë i komplikuar siç kemi parashikuar para 8 muajsh. Perëndimi do të provojë të zgjidh problemin e Kosovës duke e futur Kosovën në Kombet e Bashkuara sepse ata mendojnë se kjo është mënyrë për të zgjidhur problemeve, dhe për t’ia marrë Putinit nga dora argumentin me Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

Show More

Related Articles

Back to top button