LajmeRajon

Zëvendëspresidenti i BE-së: Refuzimi për t`i vendosur sanksione Rusisë po rrezikon ambiciet evropiane të Serbisë

Ngurrimi i Serbisë për të mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë mund të kërcënojë ambicien e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Kështu ka deklaruar zëvendëspresidenti i BE-së Margaritis Schinas për Euronews Serbia.

Sipas Schinas “shumë udhëheqës po shikojnë përreth dhe presin që të gjithë të ndajnë bashkësinë e projektit në këto momente të vështira, dhe në veçanti ata që aspirojnë të jenë me ne”.

Serbia ka mbajtur tradicionalisht një pozicion neutraliteti kur bëhet fjalë për NATO-n dhe Moskën. Por tani, ajo mund të detyrohet të zgjedhë një anë mes presionit në rritje nga Brukseli.

Ndërkohë, duke folur pas hapjes së fabrikës së motorëve të avionëve në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiç pranoi se po ndjente presionin për sanksionet kundër Rusisë.

“Ata të gjithë duan që ne të vendosim sanksione. Këtë po kërkoni edhe ju… Unë e kuptoj këtë. E pranoj si një kërkesë politikisht ligjore dhe legjitime dhe kaq,” tha ai.

“Sa i përket vetë rezultateve, është e rëndësishme të thuhet se ne jemi pjesë e Komunitetit Politik Evropian, pa marrë parasysh nëse i vendosim ato sanksione apo jo”.

Komisioni Evropian pritet të publikojë një raport mbi procesin e zgjerimit të Serbisë në BE javën e ardhshme, pasi ai ngriti shqetësime serioze lidhur me konsultimet e fundit të Serbisë për politikën e jashtme me Rusinë, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli për të ndërprerë lidhjet me Moskën.

Show More

Related Articles

Back to top button