Në fund të muajit tetor do të mbarojë afati për të aplikuar studentët për të vazhduar bursën edhe për këtë vit akademik, transmeton Portalb.mk.
“Të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së bursës për studentë të realizuar në njërin nga vitet e kaluara akademike, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuese për vazhdimin e të njëjtës, se afati për dorëzimin e dokumentacionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës fillon më datë 01.10.2022 dhe zgjatë deri më 30.10.2022”, sqaroi Ministria.
Dokumentet mund të dërgohen në formë elektronike në adresën http://e-uslugi.mon.gov.mk. Për të vazhduar bursën, duhet të dorëzohet vërtetimi për regjistrimin e vitit akademik të radhës, certifikatën e notave dhe UPPI formularin që dëshmon se janë kaluar 80 %, gjegjësisht 90 % e provimeve të parapara.