Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi është kapur duke shitur heroinë.
Xhafer Deliut iu gjet dhe iu sekuestrua në shtëpinë e tij gjysmë kilogram heroinë dhe dy aparate celulare.
43-vjeçari kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë.
Ai ka qenë nën akuzë për veprën penale të dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.