LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Po të mos ishte ndihma e shtetit, qytetarët do të paguanin 5 herë më shumë rrymën

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se po të mos kishte ndihmuar shteti, qytetarët do të kishin paguar pesëfishin e faturave të energjisë elektrike që paguajnë sot.

“Energjia që qytetarët paguajnë në tregun e rregulluar është 80% e subvencionuar nga shteti. Do të thotë se po të mos ishte ai subvencioni i rrymës, qytetarët do të paguanin pesë herë më të lartë çmimin e energjisë elektrike”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se më shumë se 72,000 kompani me qarkullim deri në dy milionë euro paguajnë për energji elektrike në tregun e rregulluar.

“Nëse i krahasojmë me çmimet normale të para luftës, që ishin 50-60 euro për megavat orë, mund ta imagjinoni se çfarë rritjeje është, dhjetëfishim i çmimit të energjisë elektrike”, thotë Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se negociatat me odat ekonomike përfshijnë masa për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë.

Show More

Related Articles

Back to top button