LajmeRajon

75 vjeçari plagos aksidentalisht djalin 6 vjeçar të fqinjit

Një 75 vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi ka plagosur aksidentalisht fqinjin e tij 6 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodër Lumë, ndërsa i fëmija ndodhet në spital.

“Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale,” njoftoi policia.

Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews/.

Show More

Related Articles

Back to top button