Për shkak të shtrenjtimit të derivateve dhe mos interesimit të qytetarëve për të shfrytëzuar transportin publik në Tetovë, kjo ndërmarrje punon me humbje.
“Dhjetë për qind e qytetarëve vetëm, e shfrytëzojnë transportin publik dhe kjo e sjell në gjendje krize ndërmarrjen, sepse, çmimet e derivateve të naftës janë shumë të larta, ndërsa çmimet e biletave i kemi tejet të ulëta. Ne nuk mendojmë për ti rritur çmimet, sepse rritja e çmimit do dëmtonte qytetarët, andaj dhe nuk shkojmë në atë për t`i rritur çmimet por do kemi ndihmë prej komunës”, tha Rafiz Medija. Drejtor i “Tetova Transport”.
Për të mos rritur çmimin e biletave, Komuna ka subvencionuar Ndërmarrjen me rreth 3 milion denarë për pagat e punëtorëve dhe naftën e harxhuar, me qëllim që, në këtë kohë krize të mos ngritën çmimet e biletave.
“Subvencionim do ketë për funksionimin dhe mbarëvajtjen e procesit të punës të ndërmarrjes Tetova Transport, në mjete financiare shkaku se ka probleme funksiomimi, shkaku i faktorëve të ndryshëm, pra, si rezultat i çmimit tepër të ulët shkaku se më shumë është servis publik se sa ndërmarrje fitimprurëse, dhe si gjitha ndërmarrjet tjera transportuese edhe kjo ndërmarrje ka nevojë nga përkrahje nga ana e komunës”, theksoi Besar Durmishi. Kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.
Borxhi i ndërmarrjes publike “Tetova Transport”, nuk është zvogëluar aspak, për dallim prej ndërmarrjeve tjera siç është parkingu i qytetit dhe Ndërmarrja Publike që kanë shënuar zvogëlim të borxhit./Alsat.mk