Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi deri të hënën në ora 23:59 të aplikojnë në Thirrjen e organizatës ARNO për pjesëmarrje në Akademinë për Ekonomi Sociale që do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, transmeton Portalb.mk.
“Programi i Akademisë për Ekonominë Sociale ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për ndërmarrjet sociale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut përmes trajnimeve, mentorimit, shpërblime në pajisje dhe shërbime, dhe rrjetëzimit, duke hapur njëkohësisht hapësirë për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve”, sqarojnë nga ARNO.
Të drejtë pejsëmarrje kanë ndërmarrjet nga rajoni i Shkupit dhe rajonin Veri-Lindor të Maqedonisë së Veriut dhe në zonat Pçinjska dhe Jabllanicë në Serbi. Në projekt do të marrin 12 ndërmarrje të përzgjedhura.
“Programi zbatohet në partneritet me shoqatat “ARNO” nga Maqedonia e Veriut, Optimist nga Republika e Serbisë dhe Fondacioni Trag (koordinator) dhe zbatohet në kuadër të projektit”, raportojnë nga ARNO, duke sqaruar që financohet nga fondet e IPA2.
“Për të aplikuar, duhet të plotësoni formularin dhe deklaratën për aplikantë dhe t’i dërgoni në arno.mkd@gmail.com Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 10.10. 2022 deri në mesnatë (23:59)”, deklarojnë nga ARNO.