LajmeMaqedoni

Bizneset në Maqedoni, ankohen se paguajnë energji elektrike më të shtrenjtë në rajon

Biznesi ankohet se paguan çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon.

Nga Oda Ekonomike mohojnë pretendimet e qeverisë se 70 mijë kompani në tregun e rregulluar paguajnë energji elektrike të subvencionuar dhe të lirë.

Nga Oda Ekonomike bënë analiza për çmimet e megavat orëve në rajon.

Të dhënat e tyre tregojnë se kompanitë në Maqedoninë e Veriut paguajnë energjinë më të shtrenjtë, ndërsa në Bosnje më të lirë.

“Në Serbi një megavat është 100 euro ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë 65 euro, në Kosovë 70 euro, Bullgari 128 euro. Në Rumani çmimi është 180 euro ndërsa në Greqi 220. Në Maqedoni, në tregun e rregulluar, kompanitë e vogël paguajnë 230 euro për megavat/orë”, thanë nga Oda Ekonomike.

ÇMIMET E RRYMËS PËR KOMPANITË E VOGLA
BOSNJË- HERCEGOVINË 65 euro për megavat (!)
KOSOVË 70 euro për megavat
SERBI 100 euro për megavat
BULLGARI 128 euro për megavat
RUMANI 180 euro për megavat
GREQI 220 euro për megavat
MAQEDONI 230 euro për megavat (!)

Për këtë situatë të keqe, më përgjegjës është qeveria dhe kuadrot e saj, akuzojnë nga sektori ciivil.

Sipas shoqatës “No Pasaran”, personat që menaxhojnë kapacitetet energjetike nuk janë të aftë të përballen me problemet, ndërsa korrupsioni në këtë sektor, thonë ata, edhe më shumë e rrit çmimin e energjisë elektrike.

“Ne nuk jemi optimistë, duke e ditur që prej më shumë se 20 vitesh kemi struktura të këqija drejtuese, mendojmë se ky trend do të vazhdojë dhe qytetarët nuk do të ndihmohen, por vetëm do të rriten fitimet e strukturave të caktuara. Do të ketë përfitim personal, përfitime partiake, do të tërhiqen fonde nga arka e shtetit dhe nuk do të mbahet llogari për mbushjen e buxhetit për të shpëtuar qytetarët”, tha Marjan Nenov, aktivist “No pasaran”.

Në Këshillin e fundit Ekonomik, qeveria nuk dakordoi asnjë masë të vetme kundër krizës për kompanitë.

Në gjendje të rëndë janë edhe kompanitë e mëdha, të cilat janë diku 1600 dhe blejnë energji elektrike në tregun e lirë.

Faturat e energjisë elektrike të këtyre kompanive janë rritur më shumë se 10 herë.

Një pjesë e tyre tashmë janë mbyllur, ndërsa një pjesë tjetër, nëse nuk kanë ndihmë nga shteti, vetë nuk do të mund ta kalojnë dimrin. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button