LajmeRajon

Politikani në Greqi përd*hunoi dhe prostituoi 12-vjeçaren/ Mi dëgonte vetë videot, duan të më marrin paratë!

GREQI- Skandal në Greqi. Mësohet se përdhunuesi i një 12-vjeçareje është kreu i partisë dhe ekzekutivi i Demokracisë së Re, 53-vjeç, një politikan dhe figurë e njohur në vend, si dhe miku i tij, një 42-vjeçar, të cilët u arrestuan një ditë më parë. Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje për rastin që ka tronditur vendin fqinj dy ditët e fundit. Politikani e ka përdhunuar i pari dhe jo vetëm një herë. Më pas, ai e ka prostituuar atë. Që nga muaji qershor, 53-vjeçari i kërkonte të miturës çdo ditë video dhe foto me përmbajtje seksuale të cilat më pas i hidhte në internet për të “peshkuar” klientët. Vajza në deklaratën e saj thotë se është përdhunuar nga të paktën dhjetë burra.

“Me sa mbaj mend, kam takuar rreth 10 burra. Më çuan në dhoma dhe makinat e tyre. Nuk e di saktësisht se ku ishim”, mësohet se ka dëshmuar para autoriteteve 12-vjeçarja.

12-vjeçarja shton se është kërcënuar vazhdimisht se nëse do të fliste për dhunën e abuzimin e bërë ndaj saj, personi në fjalë do t’i vriste familjen, vëllezërit dhe motrat e saj. Nëna e të miturës ka folur për mediat greke dhe e revoltuar dhe plot dhimbje ka deklaruar se nëse 53-vjeçari lirohet ajo do ta vrasë.

“Do ta vras. Nëse ndodh diçka dhe ky njeri del i lirë, sepse ka njerëz që e mbrojnë, do ta varros vetë”, ka thënë ajo.

Sipas avokates së familjes së të miturës, vajza është transferuar në Kolonos dhe ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Makthi i të miturës ka nisur para tre muajsh, në qershor. 53-vjeçari e ka kërcënuar me armë dhe e ka dhunuar në biznesin e tij sistematikisht të miturën. Ka qenë të afërmit e 12 vjeçares që kanë zbuluar ngjarjen e rëndë. Ato kanë parë mesazhet e të miturës që kishte marrë në telefon nga autori dhe kanë ngritur alarmin.

Oficerët e Sektorit të Sigurimit të të Miturve dhe Krimeve Kibernetike filluan të monitoronin nga afër 53-vjeçarin pas denoncimit. Ata identifikuan profilet false që kishte krijuar, me video të shumta dhe foto nudo të të miturës si dhe panë bisedat që 53-vjeçari kishte me pedofilë që paguanin për të takuar 12-vjeçaren.

Vetë 53-vjeçari ka tentuar të justifikohet duke thënë se familja e 12-vjeçares e ka sajuar këtë gjë pasi kërkon të marrë para prej tij në këtë mënyrë. Për videot dhe foto, ai pretendon se e mitura ia dërgonte vetë sepse kërkonte t’i afrohej në atë mënyrë. Në shtëpinë e 53-vjeçarit u gjetën dhe armë zjarri e municione. Më konkretisht u sekuestruan: 2 pistoleta, 572 gëzhoja, 21 thika, një bajonetë si dhe 2 laptopë dhe një hard disk.

Show More

Related Articles

Back to top button