Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar pasi një autobus me udhëtarë shqiptarë i linjës Cyrih – Prishtinë është sulmuar në Serbi, të shtunën rreth orës 18:50.
Trajkoviq kërkon që këta shqiptarë të pafajshëm të lihen të qetë. Madje e përmend edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Sipas saj, ka një plan gjermano-francez që e anëtarëson Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shtuar se Vuçiq s’e do këtë.“Lërini këta njerëz të qetë! Këta shqiptarë të pafajshëm nuk kanë faj që Vuçiq me sa duket e pranoi planin e Francës dhe Gjermanisë për hyrjen e Kosovës në OKB”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
Sulmi ndaj autobusit ka ndodhur në rrugën Nish-Leskovc.