“Serbia prej dekadash investon shumë në ushtri”, Sallova: Nuk ka hequr dorë nga Kosova
Analisti Donik Sallova në një intervistë për Ora News me gazetaren Besmira Pelushaj tha se Serbia sot më shumë se kurrë është nën presion për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
Por sipas tij Serbia nga ana e saj nuk ka hequr dorë nga Kosova. Madje përmend dhe investimin që ky vend bën në ushtrinë e saj.
Donik Sallova: Serbia sot më shumë se kurrë është nën presion për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia ka punuar në disa fronte për interesat e saj shkëmbimi i territoreve ka qenë shtegu që punohet në realizimin e interesave të saj. Serbia prej dekadash investon shumë në ushtrinë e saj. Nga Kina e Rusia së fundmi ka bërë dhe një marrëveshje me Turqinë. Nëse Serbia është një shtet që aspiron anëtarësimin në NATO nuk do të sulmohet kurrë. Investimi në ushtri na shton frikën që Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova. Kreu i Kishës ortodokse ka deklaruar se ‘ne do të presim dhe 1 mijë vite nëse është e nevojshme që të kthehemi në Kosovë. Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe Kosova është e vetëdijshme për këtë gjë.