LajmeRajon

Kurti: Kosova është pjesë e rëndësishme e historisë së NATO-s

Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vazhdoi punimet me sesionet e parapara për ditën e dytë.

Deputeti Xhavit Haliti, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, në fjalimin e tij hyrës, duke e konsideruar mjaft të rëndësishëm dhe të frytshëm organizimin e këtij seminari, theksoi se si i tillë i shërben informimit publik për situatën në Kosovë ndër vite dhe gjendjen aktuale, si dhe informimit lidhur me situatën në rajon, duke përfshirë këtu luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe krizën energjetike.

Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë e organizimit të këtij seminari, ndërsa veçoi rolin e NATO-s në promovimin e parimeve dhe vlerave demokratike, si dhe në vazhdimësinë e krijimit të politikave që ndërtojnë paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.
Duke përmendur disa nga problemet me të cilat Ballkani ballafaqohet ende, kryeministri Kurti theksoi tendencat e regjimit serb për destabilizimin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me Rusinë, për të ndikuar kështu në vendet e tjera të rajonit e në këtë rast edhe në Kosovë.

Si rezultat i këtij përdorimi të Rusisë për të kërcënuar lirinë dhe paqen e popullit të Kosovës, kryeministri Kurti tregoi se Kosova nën patronazhin e Brukselit tashmë është përfshirë në dialog konstuktiv për të arritur një marrëveshje detyruese që bazohet në njohjen e ndërsjellë.

I pari i Qeverisë ndër të tjera potencoi se Kosova është e qartë në orientimin dhe vizionin e saj drejt integrimit në BE dhe NATO, pasi që prioriteti kryesor i Kosovës, siç tha ai, është promovimi i demokracisë, Bashkimi Evropian dhe mbrojtja sipas standardeve të NATO-s.
Gjithashtu ajo tha se është dëshmuar se Rusia qëndron prapa angazhimeve shkatërruese, duke i rënduar dhe komplikuar reformat në rajon. Sipas saj, Rusia mendon të ndalojë Serbinë dhe shtetet e tjera që të anëtarësohen në BE, në mënyrë që ta tregojë fuqinë e saj.

Pas diskutimeve të panelistëve, tema ngjalli interesim të shtuar te pjesëmarrësit, të cilët shtruan pyetje të shumta në adresë të diskutuesve.

Seminari vazhdon punimet edhe nesër, në orën 9:30, në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, njofton Telegrafi.

Show More

Related Articles

Back to top button