Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një takim me ish-presidentin Alfred Moisiu. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë e konsideron atë një burim të pashtershëm urtësie.
Rama ka postuar edhe një foto me ish-presidentin, ku të dy shfaqen duke biseduar.
“Me Presidentin Moisiu, burim i pashtershëm urtësie”, shkruan Rama krahas fotos, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja e takimit.