LajmeMaqedoni

Skriningu RMV – BE, ja çka u diskutua sot

Sot në agjendën e takimeve të skriningut të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian në Bruksel ishte Kapitulli 1 –Lëvizja e lirë a mallrave nga Klasteri i 2-të – Tregu i brendshëm.

Nga Sekretariati për Çështje Evropiane thonë se lëvizja e lirë e mallrave paraqet një nga 4 liritë themelore mbi të cilat është i ndërtuar dhe funksionon Tregu i vetëm i Bashkimit Evropian. Legjislacioni dhe implementimi institucional i lëvizjes së lirë të mallrave paraqet bazën e zhvillimit ekonomik.

“Zv/Negociatorja kryesore e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian znj. Drita Abdiu-Halili theksoi se lëvizja e lirë e mallrave është e një rëndësie të veçantë, nga vetë fakti se 75% e tregtisë së përgjithshme brenda BE-së përbëhet nga mallrat dhe kjo gjeneron mbi 20% të Prodhimit Bruto të Brendshëm të Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut ka arritur të harmonizojë pjesën më të madhe të legjislacionit për këtë kapitull, dhe institucionet bartëse të këtij procesi kanë statusin e entiteteve të pavarura juridike”.

“Është dëshmuar se 1.7 % e rritjes ekonomike të Prodhimit Bruto të Brendshëm të shteteve anëtare në nivel vjetor i atribuohet tregtisë së mallrave brenda tregut të vetëm të BE-së. Tregu i vetëm i BE-së ju ndihmon shteteve anëtare të ndërtojnë ekonomi të zhvilluara dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit.

Më tej shtojnë se sa i përket tregut të vetëm të BE dhe lëvizjes së lirë të mallrave legjislacioni i BE-së fillimisht ishte i fokusuar në heqjen e barrierave tregtare, kurse sot tregu i vetëm i Bashkimit Evropian adreson edhe qëllime të tjera strategjike të kohës, si që janë normat mjedisore dhe të drejtat e njeriut.

“Korniza legjislative që lidhet me lëvizjen e lirë të mallrave është në evoluim dhe ndryshim të vazhdueshëm dhe është mjaft e rëndësishme, por akoma më e rëndësishme është edhe struktura institucionale që duhet ta implementojë atë”, thonë nga SÇE.

Show More

Related Articles

Back to top button