LajmeMaqedoni

Rrymë për 5.500 amvisëri nga centrali solar në Amzabegovë

Për 5.500 amvisëri do të sigurohet rrymë nga centrali solar me kapacitet prej 17 megavatëve e locuar në Amzabegovë të Sveti Nikollës, investim I Grupacionit GENI. Ndërtimi I kapacitetit nisi vitin e kaluar, kurse 17 megavatët e energjisë solare tashmë janë nëpër rrjetet që ishte vënë në funksion tre muaj para afatit të paraparë.

Igor Koprivarnik nga GENI ka theksuart se kapaciteti I ri është centrali më I madh solar në vend dhe paraqet një kthesë në punën e tyre por edhe në transformimin e gjelbërt të rajonit dhe RMV-së.

“Kriza me energjensat prek të gjithë, cmimi I rrymës po rritet, në fund të gushtit arriti kulmin prej 1.000 euro për një megavat-orë dhe për këtë shkak prodhimi solar I rrymës ka një rëndësi të madhe. Cdo megavat-orë është I rëndësishëm” – ka deklaruar Korivarnik.

Sipas Kryeministrit Kovaçevski, investimi paraqet një hap të madh për realizimin e ambicjeve të qeverfisë për të siguruar rrymë elektrike nga burime të riparueshme të energjisë.

“Sot nuk flasim për të kaluarën, por për të ardhmen. Flasim për projekte të reja që duhet të sjellin stabilitet gjatë furnizimit me rrymë elektrike” – tha Kryeministri Kovaçevski.

GENI ka marrë 17 nga 35 megavatët që ishin ofruar në tenderin e Ministrisë së Ekonomisë. Sic tha Ministri Kreshnik Bekteshi, me këtë investim fitohen 17 megavat shtesë, aq sa janë bërë në 30 vitet e kaluara në vend.

“Në afat prej 2.5 vite do të kemi fuqi të instaluar me mbi 220 megacatë, kurse bëhen gati edhe thirrje të reja dhe shpresoj se mandatin do ta rrumbullaksojmë me mbi 30 megavatë vetëm nga fotovoltaikët” – tha Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi./KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button