BotaLajme

Bie çmimi i gazit natyror në Evropë

Çmimi i gazit natyror në Evropë sot është ulur për 5,05 për qind, tregojnë të dhënat e Bursës së Londrës ICE.

Gazi për dërgesën e nëntorit në qendrën TTF në Holandë tregtohet me 148.23 euro për megavat orë, ose rreth 1,440 dollarë për 1,000 metër kub. Sot në mëngjes bursa u hap me 148.25 euro për megavat orë, më pas ra në 144 euro për megavat orë, pas së cilës çmimi u rikuperua dhe arriti në 166 euro për megavat orë.

Mbrëmjen e së premtes, bursa u mbyll me çmimet 156.21 euro për megavat orë, rreth 1520 dollarë për 1000 metër kub.

Të dhënat e bursës tregojnë se nga data 28 shtator e deri më tani është vërejtur trend i uljes graduale të çmimit të gazit natyror në Evropë. Çmimi i gazit arriti maksimumin më 26 gusht – 346.52 euro për megavat orë ose rreth 3500 dollarë për 1000 metër kub.

Show More

Related Articles

Back to top button