LajmeMaqedoni


Taravari: 20 vite pushtet dhe BDI-ja ende nuk ka bërë 1 km autostradë në Maqedoninë Perëndimore

Arben Taravari, u.d. kryetari i ASh-së, në ClickPlus TV21 tha se, BDI-ja është prej 20 vitesh në pushtet dhe nuk ka bërë ende 1 km autostradë në Maqedoninë Perëndimore, ndryshe nga Maqedonia Lindore, duke përmendur atë Shtip-Strumicë.

“Merrni rrugën Shkup – Bllacë, 7 palë zgjedhje, partia aktuale shqiptare, e bëjmë deri në qershor, e bëjmë deri në mars, jemi në vitin 2022 dhe autostrada nuk është askund. Në Maqedoninë Perëndimore, 1 km autostradë nuk është bërë. Në 21 vjet pushtet nuk është bërë qoftë dhe një kilometër. Rruga Tetovë – Kosovë është skandal, shumë e rrezikshme.” – tha Taravari në mes tjerash.

BDI-në do ta mposhtim të vetëm, pa koalicion me parti tjetër

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Aleanca për Shqiptarët do ta mposhtë BDI-në, tha Taravari.

“Jam i bindur për këtë. BDI ka humbur komunat më të mëdha, Tetovën dhe Gostivarin, kështu që në zgjedhjet e ardhshme do t’i mposhtim kudo në vend”, thotë Taravari për “Click Plus”.

Ai shton se në zgjedhjet e kaluara ka pasur manipulime, por në zgjedhjet e ardhshme nuk do të funksionojë, sepse tani janë edhe më të fortë.

“BDI-në do ta mposhtim të vetëm, pa asnjë koalicion me parti tjetër”, tha Taravari.

Show More

Related Articles

Back to top button