Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupanceski dhe zëvendësi i tij Agim Nuhiu sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Tiranë, njoftoi Ministria e Drejtësisë. Ministria tha se do të zhvillojnë takime me ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja dhe me kryetarin e Aleancës Maqedonase për Integrime Evropiane, Vasil Stejroski.
“Qëllimi i vizitës është fillimi i negociatave për për anëtarësim në BE dhe reformat në sistemin e drejtësisë të të dyja vendeve”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.