Shoqata Down Syndrome Kosova dhe Organizata IPKO Foundation kanë lansuar fushatën “Gjithpërfshirje” për të shënuar muajin tetor si muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down, raporton Shqip.
Në këtë organizim morri pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo fëmijët me Down Syndrome meritojnë jetë aktive e me dinjitet për të kontribuar në shoqëri.
Sipas saj, fëmijët me Syndrom Down mund të ndihen pjesë e barabartë e integruat e shoqërisë në Kosovë.
“Një dekadë më parë 11 tetori nisi
të shënohet si dita e fëmijëve vajza, një ditë dedikuar për to është më shumë vëmendje dhe më shumë shanc të
barabarta. Duhet të vazhdojmë përpjekjen tonë që fëmijëve vajza t’i sigurohet
një jetë e sigurt, arsimim, shëndet i plotë që ato të shkëlqejnë”.
“Fëmijët me Syndrom Down do të
mund të ndihen pjesë e barabartë e integruat e shoqërisë tonë, ata kanë nevojë
për ne secilën ditë”.
“Personat me Syndrom Down kanë të
drejt e kanë potencial të madh që të ndihen si pjesë e barabartë e shoqërisë
dhe të kontribuojnë për shoqërinë tonë. Këta persona meritojnë jetë me dinjite,
aktive”, tha Osmani.