LajmeMaqedoni

166 SANKSIONE PËR KUNDËRVAJTJE TË KRYERA NGA KËMBËSORËT

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.05.2022) ka zhvilluar një kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga këmbësorët. Me këtë janë sanksionuar 166 këmbësorë, prej tyre 155 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë për kalim në semafor të kuq.

Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 111 shkelje të tjera.
Kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë pasi do të sanksionohet mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta

Show More

Related Articles

Back to top button