LajmeMaqedoni

Plagoset 16 vjeçari në Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme sot nga ora 7:30 deri në orën 11:45 ka arrestuar 5 persona nga Tetova. Të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në sulm fizik ku mes tjerash u therr me mjet të mprehtë një 16-vjeçar nga Tetova.

“Janë privuar nga liria pesë persona: D.L.(23), B.D.(18), V.L.(19), L.Sh.(24) dhe A.Sh.(24), të gjithë nga Tetova, për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në dy sulmet fizike të raportuara pardje (më datë 09.10.2022). Përkatësisht, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka zbardhur sulmet që kanë ndodhur në rrugën “133” dhe “Blagoja Toska” në Tetovë, në të cilat është plagosur me një send të mprehtë një djalë 16 vjeçar nga Tetova”, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button