Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, ka marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të Sesionit të 73-të të Komitetit Ekzekutiv të Programit të Komisarit të lartë për Refugjatë të OKB-së, që mbahet në Gjenevë të Zvicrës.
Gjatë fjalimit të tij në Gjenevë, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, duke përmendur paktin global për refugjatët dhe migrimin, është shprehur se Maqedonia e Veriut i jep mbështetje të fuqishme këtij pakti, kurse sic tha shumë nga angazhimet tashmë janë realizuar.
“Një kohë të gjatë punojnë në harmonizimin e gjyqësorit tonë me atë evropian, janë miratuar dokumente të shumta nga fusha e azilit respektivisht migrimit, direktiva të BE-së dhe të njëjtat me shkallë të lartë janë vendosur në legjislativën tonë pozitive”, tha Spasovski.
Ministri Spasovski ka shtuar se në vazhdë e sipër janë edhe shumë projekte me qëllim të sinkronizimit të mëtejshëm me standardet e BE-së, jo vetëm në menaxhimin me migrimet por edhe me menaxhimin kufitar në përgjithësi.
“Negociatat për Marrëveshjen për status me Agjencinë Evropiane për mbrojtje kufitare dhe bregdetare tashmë kanë përfunduar dhe së shpejti I njëjti pritet të nënshkruhet si marrëveshje e parë në nivel BE – RMV, si vend që tashmë kemi filluar negociatat me BE-në. Marrëveshje do të kontribuojë për luftën kundër migrimit të jashtëligjshëm dhe për siguri të përforcuar të kufijve të jashtëm të BE-së dhe rajonit”, deklaroi Spasovski.
Ministri Spasovski është shprehur edhe për aspektin pozitiv të pozicionimit ndërkombëtar të RMV-së pas pranimit në NATO në mars të vitit 2020 dhe progresit nga viti 2017 në fushën e sundimit të së drejtës, demokracisë, të drejtave të njeriut, zhvillimin e modelit të marrëdhënieve ndëretnike, gjithë kjo e plotësuar edhe me angazhimin e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë dhe siç tha, si rezultat i kësaj RMV-ja nga viti 2023 nis kryesimin me OSBE-në.