Me traktorë dhe makineri të tjera, bujqit nga rajoni i Koçanit sot sërish kanë bllokuar njërën korsi të rrugës kryesore Koçan-Shtip për të shprehur pakënaqësinë e tyre për çmimet e ulëta me të cilat blihet orizi.
Në protestën në fshatin Obleshevë, ata theksuan se në vend që të festojnë festën, janë të detyruar që pikërisht në këtë ditë të dalin në rrugë dhe të kërkojnë një vlerësim të drejtë të prodhimit të tyre.
Me çmimet aktuale të blerjes kanë humbje të paktën 50 euro për njësi sipërfaqe, prandaj prodhimi i orizit nuk ka asnjë justifikim ekonomik.
“Ne jemi të vetmit prodhues që nuk kërkojmë ndihmë nga shteti, as subvencione, as mbështetje të tjera. Le ta marrin të tjerët, dhe kërkesa jonë e vetme është që blerësit të paguajnë 40 denarë për kilogram dhe le ta marrin marzhin prej pesë denarë. Ne po kërkojmë një çmim të mirë, në mënyrë që të jetojmë dhe t’i shërbejmë nevojat tona themelore”, tha Zdravko Arsov, anëtar i Iniciativës “Obroz” për shpëtim të prodhimit të orizit.