LajmeMaqedoni

Alternativa: Do të jemi bashkëpunëtorë nëse ASH-ja bëhet pjesë e Qeverisë

Nga partia “Alternativa” thonë se nuk besojnë që Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të bëhet pjesë e Qeverisë. Ata kujtojnë reagimet e ASH-së pas futjes së Alternativës në Qeveri.

Nga “Alternativa” për TV21 thonë se ASH ka peshë politike dhe se nëse i kanë tejkaluar dallimet, atëherë si Alternativë do të jenë bashkëpunëtorë brenda kabinetit qeveritar.

“Ne nuk besojmë se Aleanca për Shqiptarët ka dëshirë të hyjë në Qeveri, kjo për arsye se ata e kanë quajtur me nota perversiteti inkuadrimin e Alternativës në Qeveri, por nëse e kanë tejkaluar këtë dhe kanë dëshirë ta ndihmojnë këtë qeveri proeuropiane, ne – ashtu siç kemi thënë gjithmonë – mund të jemi vetëm aleatë dhe bashkëpunëtorë. Aleanca për Shqiptarët është parti që ka peshë politike dhe mund të luajë rol të rëndësishëm në fuqizimin e kësaj qeverie dhe të agjendës proeuropiane të vendit”, thonë nga Alternativa.

Ndryshe, ditëve të fundit zyrtarët e ASH-së kanë thënë se nëse do ta shqyrtojnë nëse kanë ofertë për hyrje në Qeveri.

Show More

Related Articles

Back to top button