LajmeMaqedoni

LSDM: Kovaçevski po e çon vendin drejt BE-së, Mickoski po e bllokon

LSDM e udhëhequr nga presidenti Dimitar Kovaçevski me politika shtetërore dhe të përgjegjshme po e çon vendin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Me LSDM-në e ardhmja e vendit është evropiane, negociatat me BE-në në tryezën e madhe për anëtarësim të plotë në union si maqedonas me gjuhë të mbrojtur maqedonase dhe identitet maqedonas.

Në rrugën evropiane, duhet të merren vendime që do t’i çojnë brezat e tanishëm dhe të ardhshëm drejt anëtarësimit në BE, sepse qytetarët meritojnë punë më të mira dhe një standard më të lartë jetese në shtëpi.

Diametralisht e kundërta është sjellja destruktive e VMRO-DPMNE-së në krye me Hristijan Mickoski. Sot si opozitë dhe për 11 vite më parë si qeveri, vetëm deklarativisht mbron anëtarësimin në BE dhe nga ana tjetër bën gjithçka për të bllokuar dhe penguar integrimin europian.

Mickoski u ofron qytetarëve atë që vuajtën për 11 vjet, përçarje në të gjitha bazat, një vend në kundërshtim me të gjithë fqinjët, në izolim ndërkombëtar dhe larg negociatave për anëtarësim në BE.

Dallimi është i qartë dhe i dukshëm. Me LSDM-në si parti shtetformuese, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e plotë e NATO-s, filloi negociatat për anëtarësim në BE, dhe VMRO-DPMNE nuk mbështeti asnjë vendim të vetëm për realizimin e interesave strategjike të shtetit. dhe në vazhdimësi frenon dhe bllokon çdo gjë që është në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Show More

Related Articles

Back to top button