BotaLajme

Ukraina merr sistemin e parë mbrojtës ajror nga Gjermania

Ukraina ka marrë sistemin e parë të mbrojtjes ajrore Iris-T nga Gjermania, njoftoi sot ministry ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikovc nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Një epokë e re e mbrojtjes kundërajrore ka nisur në Ukrainë. Ky është vetëm fillimi, dhe ne kemi nevojë për më shumë,” tha ministri ukrainas.

Në qershor, kancelari gjerman Olaf Scholz i premtoi Kievit se do t;idorëzonte sistemet Iris-T të afta për të mbrojtur një qytet të madh nga sulmet ajrore.

Të hënën, ndërsa raketat ruse ranë mbi Ukrainën , ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht siguroi se i pari nga këto sisteme do të mbërrinte në Kiev “brenda ditëve të ardhshme” dhe tre të tjera në vitin e ardhshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button