BotaLajme

Është zbuluar rrjedhje në tubacionin që transportohet naftë prej Rusisë në Evropë

Operatori polak i naftësjellësit PERN kumtoi se mbrëmë ka zbuluar rrjedhje në një prej dy linjave nga naftësjellësi “Druzhba” me të cilin transportohet nafta prej Rusisë në Evropë, raporton Reuters, transmeton Portalb.mk.

Prej PERN, kumtojnë se arsyeja për rrjedhje tani për tani nuk dihet, ndërkaq rrjedhja është zbuluar në një pjesë të tubacionin rreth 70 kilometra nga qyteti polak Plock.

“Tubacioni i dytë dhe elementet tjera të infrastrukturës punojnë normalisht”, thonë nga PERN.

Prej atje shtojnë se për momentin, të gjitha shërbimet, teknike, operative, të brendshme, brigadat kundër zjarrit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, po ndërmarrin masa të përshtatshme për gjendjen.

“Druzhba” është një prej sistemeve të tubacionit më të mëdha në botë dhe shërben si rutë më e madhe për furnizimin me naftë nga Rusia dhe Kazakistani deri te pikat në Ukrainë, Bjellorusi, Poloni, Hungari, Sllovaki, Çeki, Austri dhe Gjermani.

Rrjedhjet në tubacionet “Rrjedha Veriore 1” dhe “Rrjedha Veriore 2”

Në brigjet e Danimarkës dhe Suedisë, në fund të muajit shtator ka pasur 4 rrjedhje në tubacionet “Rrjedha Veriore 1” dhe “Rrjedha Veriore 2” të cilat i përkasin Rusisë dhe u bë paralajmërim që “anijet të mos afrohen në zonë”.

Që të dy vendet kanë deklaruar se ka shenja që rrjedhjet nuk janë aksident, por si pasojë e një akti të qëllimshëm. Po ashtu edhe Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se rrjedhjet e gazit në tubacione nuk janë të rastësishme por si pasojë e një veprimi të qëllimshëm.

Furnizimet me gaz natyror nëpërmjet tubacionit “Rrjedha Veriore 1” u ndërprenë më 31 gusht me arsyen se nuk janë kryer mirëmbajtjet e nevojshme. Agjencia e Energjisë së Danimarkës më 2 tetor njoftoi se kanë ndaluar rrjedhjet e gazit në tubacionet.

Ky incident ka nxitur rritjen e çmimeve të gazit natyror në Evropë.

Show More

Related Articles

Back to top button