Me borxh prej disa mijëra denarëve, për shkak të vonesave, qytetarët në RMV janë futur në borxhe prej disa mijëra eurove në ndërmarrjet për kredi të shpejta dhe mund të mbeten pa shtëpitë e tyre. Avokati i Popullit thotë se ndërmarrjet e këtilla ndonjëherë kanë kërkuar që borxhi të kthehet me kamatë prej mbi 50%, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.
Një shkupjane mund të mbetet pa banesën e saj që e ka në qendër të Shkupit për shkak të një kredie prej afërsisht 5.000 eurove në një firmë për kredi të shpejta. Bëhet fjalë për një grua 40-vjeçare e cila mund ta humb banesën e saj prej rreth 60 metër katrorë me vlerë rreth 100 mijë euro, që e ka trashëguar nga prindërit, pasi që me pagën e saj prej 24.000 denarëve nuk mundet t’i kreditë që i ka marrë nga “shitoret për para” vlera e përgjithshme e të cilave është rreth 5.000 euro. Përmbarimi në këtë lëndë ende nuk është kryer. Gruaja e cila dëshiron të mbetet anonime, për REL thotë se rrëfimi i saj fillon me naivitet, ka marrë borxh të vogël, por ka mbaruar me përmbarues.
“Për shembull për një javë e gjysmë kamatën e kanë 1.000 denarë, gjatë vonesës së pagesës, një paralajmërim për vonesë kushton 6.000 denarë. Unë mora 7.000 denarë kredi dhe tani duhet t’i kthejë 70.000 denarë, me atë refinancimin e tyre, paralajmërimet dhe kamatat. Kërkova t’i refinancoj kreditë dhe hyra në një vorbull ku tani kanë dy përmbarues në qafë”, thotë ajo.
Rrëfimi i saj fillon me dëshirën që ta shërojë një qen të sëmurë. Kur për herë të parë ka aplikuar për kredi të shpejtë, nuk e ka pasur të qartë se në çfarë “aventurë financiare” hyn. Tre ditët e para janë grejs periudhë dhe për një javë fillon rikujtimi i përditshëm se vonon me pagesën.
“Nisa me 7.000 denarë, për shkurt ata u paraqitën për refinancim të kredisë, kështu të shantazhojnë me përmbarues nëse nuk dëshiron të refinancosh, për herë të dytë më është rritur nga 7.000 në 17.000 denarë, me refinancimin e tretë prej 33.000 denarë jam në borxh mbi 70.000 denarë”, thotë ajo për REL.
Kamatat rriten në mënyrë marramendëse pas vonesës së parë
Avokatja Nebie Zaimovska, e cila e përfaqëson këtë grua, thotë se ky nuk është shembulli i vetë i “skllavërisë së borxhit” në të cilën bien qytetarët me kreditë e shpejta. Në zyrën e saj të avokatisë ka kërkuar ndihmë edhe një 50-vjeçar nga Shkupi i cili nuk ka mundur të dalë nga borxhet. Ai është ka marrë borxh nga 7 ndërmarrje për kredi të shpejta që të mbledhë para për shërimin e bashkëshortes së saj në spital privat.
“Bashkëshorten e kishte shumë të sëmurë dhe mënyra e vetme për të siguruar mjete materiale për shërimin e saj ishte që të marrë kredi të shpejta dhe nga marrëveshjet që i pash se i ka shkruar në tre vende, në kushtet shkruante se kamata rritet çdo ditë nga 3%. Pala kishte marrë kredi në 7 vende, tërë paga i ka shkuar në kredi të shpejta dhe kishte një grumbull përmbaruesish”, thonë Zimovska.
Ajo sqaron se dispozita e tillë në marrëveshje me kamatë prej 3% në ditë është e paligjshme.
Lartësia e vlerës të cilën duhet ta kthejnë për “kredi të shpejta” është arsyeja më e shpeshtë për të cilën qytetarët ankohen te Avokati i Popullit.
“Në disa raste janë ankuar se u kërkohen edhe deri në 50% kamatë që mendoj se është absolutisht joreale dhe në kundërshtim me çdo logjikë tregtare. Sa është ajo legale duhet që institucionet përkatëse ta kontrollojnë”, thotë zëvendës Avokati i Popullit, Jovan Andonovski.
Avokati i Popullit i rekomandon qytetarët që kanë problem me kreditë e shpejta që të drejtohen deri te Inspektorati i Ministrisë së Financave ose të dorëzojnë padi kundër ndërmarrjeve deri te Gjykata Civile.
Ndryshe, analiza e portalit financiar “Pari.mk” tregon se në pesë vitet e fundit numri i aplikuesve për kredi të shpejta është rritur për 760 përqind, ndërsa numri i kompanive të përfshira në dhënien e kredive të shpejta ka arritur në 33 nga 10 në vitin 2015. Vitin e kaluar, të ardhurat totale të 30-të shoqërive financiare jobanka (shitoreve për kredi të shpejta) të regjistruara që merren me kredi, arritën në 46.8 milionë euro, ndërsa fitimi total i tyre neto ishte 10.5milionë euro. Bëhet fjalë për para të fituara nga kamatat dhe shpenzimet e ndryshme administrative nga borxhet, por ka edhe para nga shërbime të tjera të kryera, pasi sipas Regjistrit të Shoqërive Financiare, disa prej tyre përveç miratimit të kredisë kanë edhe aktivitete të tjera financiare – administrimin e kartës së kreditit. faktoring dhe dhënie të garancive.