Intervistë me Hans Veber një dashamir i islamit dhe muslimanëve në Zvicër
Të martën patëm nderin si redaksi të realizojmë një intervistë me një mik të shqiptarëve dhe muslimanëve në Tun të Zvicrës, i cili po krijon një bashkpunim të sinqertë me shqiptarët me qendrën islame shqiptare në Tun ku imam është H. Azir ef.Aziri nga fah Debresh, bashkëpunimi me të cilin e ka afruar dhe e ka njoftuar me vlerat e Islami, parimet e saja racionale dhe traditat e bukura të myslimanëve dhe shqiptarëve në përgjithësi. Qëllimi i ardhjes së tij është të njihet me vendin tonë, me shqiptarët e në veçanti të vizitojë edhe BFI e RMV. Me mysafirin nga Zvicra biseduam gjërë e gjatë për mbresat e tij të thella ndaj Islamit, nevojën e afrimit me njerëzit, xhveshja e paragjykimeve të gabuara dhe tendencioze ndaj Islamit dhe pjestarēve të tij, mbi të vërtetën e Islamit si fe e Zotit, paqës, kulturës, dijes, moralit, etj.
Përndryshe Z. Hans Veber është njē personalitet i besimit të krishter, me një kapacitet tē lartë shkencor e fetar, ekspert i dialogut ndërferar nē Zvicër dhe më gjërë.
Falënderime z. Arben Emini që na mundësoi përkthimin dhe komunikimin në gjuhën gjermane.